Një vajzë dy vjeçare është rrahur nga babai i saj.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, ndërsa raportohet se vajza ka pësuar lëndime trupore.
“Mitrovicë veri 25.05.2024 – 20:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur me dorë vajzën e tij të moshës 2 vjeçare. Bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar që ta ndalojnë, por i dyshuari ka vazhduar duke goditur edhe viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/