Telegrafi

Në Mitrovicë arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Foto: Ilustrim

Pas një hetimi të mirëfilltë hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale.

“Arrestimi i të dyshuarit SH. B., 32 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘dëmtim i pasurisë’ që ishin raportuar javë më parë brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/