Site icon Telegrafi

Në minibusin me 19 ulëse ishin 74 fëmijë (Video)

Policia në Henan të Kinës ka ndaluar një minibus  pasi shoferi kishte mbingarkuar automjetin me fëmijë.

Me të hapur derën e makinës së transportit që ka vetëm 19 ulëse, prej aty kanë dalë 74 fëmijë që po dërgoheshin për në kopsht, transmeton Telegrafi.

Aty ka qenë edhe një edukatore, që së bashku me drejtuesin e mjetit, e ngritë në 76 numrin e pasagjerëve, që i bie të jetë tre herë mbi numrin e lejuar.

Mirëpo, shoferi që nuk ka licencë për transportin e fëmijëve, ka thënë se ai është angazhuar nga prindërit e fëmijëve.

Mësohet se ata kanë qenë në dijeni për mënyrën e udhëtimit, por iu konvenonte sepse ishte shumë më e lirë. /Telegrafi/

https://youtu.be/W9q0iRFhEzM

Exit mobile version