Site icon Telegrafi

Në mesin e shumë fjalëve të mëdha Milani e përmend se Musachio ka origjinë shqiptare (Foto)

Milani ka zyrtarizuar transferimin e Matteo Pablo Musacchio nga Villarrealli.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin nga Milano dhe me këtë rast klubi italian për tifozët ka zbuluar disa detaje për profilin e lojtarit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Milani transferon mbrojtësin Mateo Musacchio

“Mateo Pablo Musacchio ka lindur në Rosario, Argjentinë, me  26 gusht 1990. Me origjinë shqiptare, ish-mbrojtësi i Villarrealit k pasur italiane. Musacchio është një mbrojtës qendror me fizik të mirë, 180 centimetra i gjatë dhe peshon 73 kilogram. Ka personalitet të madh, stabil, kokëfortë dhe i shkathtë në zonën e rreptësisë. Ndër karakteristikat të tij kryesore janë edhe aftësitë për të lexuar situatat e krijuara nga kundërshtarët”.

Pra tashmë e gjithë bota e dinë se origjina e shtyllës së mbrojtës së Milanit është origjina e tij është shqiptare, më saktë arbëreshe.

Musacchio, është versioni italian i mbiemrit që ka mbajtur një nga familjet më të famshme dhe me traditë shqiptare, familja e Muzakajve, apo mbiemër që rrjedh nga zona e Beratit (Muzaka). /Telegrafi/

Exit mobile version