Një episod skandaloz ka ndodhur mbrëmë në Bulevardin kryesor të Tiranës.
Tre efektivë policie, pasi e kanë zhveshur lakuriq, shoqërojnë në furgon një qytetar i cili shfaqet në filmim vetëm me mbathje.
Dëshmitarë në vendngjarje kanë thënë se, në dukje si operacion arrestimi i ndonjë super të kërkuari, ndodhi thjesht dhe vetëm për shkak të rezistencës që qytetari shfaqi kundrejt uniformave blu.
“Përplasja nisi kur qytetari nuk po u bindej policëve dhe ata filluan ta shanin. Ai kërkonte shpjegime, kurse policët me pretekst se po e kontrollonin, e zhveshën lakuriq”, ka thënë një dëshmitar. /lapsi.al/
https://www.youtube.com/watch?v=xtVT9Zfrjc0