Site icon Telegrafi

Në mes të Londrës, në sheshin Granary shfaqet reklama e Dua Lipës para mijëra qytetarëve

Dua Lipa (Foto: Ben Gabbe/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë sukses si imazh i aromës më të re “Libre” nga YSL.

Së fundmi, ajo ka qenë prezente në Sheshin e madh Granary, në Londër ku para mijëra qytetarëve të pranishëm është shfaqur reklama e saj më e fundit për YSL.

Bëhet fjalë për reklamën e titulluar “Mos ki frikë të jesh e lirë”, ku ajo shfaqet bashkë me një shqiponjë, duke iu afruar edhe më shumë simbolizimit kombëtar.

Kjo video reklamë e shfaqur përmes projektorit në banesat pranë këtij sheshi, që është një prej më të frekuentuar të Londrës, ka bërë tejet krenare artisten shqiptare.

“Mbrëmë në Sheshin Granary, Londër! YSL, faleminderit”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Përndryshe, ajo që nga janari nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, teksa ka pranuar se është në përgatitje të këngëve të reja për albumin e saj të dytë. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Ben Gabbe/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version