Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, tashmë ka treguar se është e apasionuar pas tatuazheve.
Ajo numëron disa të tillë në pjesë të ndryshme të trupit dhe një të fundit e ka bërë më të veçantë.
Bëhet fjalë për një tatuazh të realizuar në pjesën e gjoksit, të cilin ia ka dedikuar ekipit të saj – Moneyz Music.
Krijuesja e hitit “Mos shko” ka bërë një M të madhe teksa në postimin në InstaStory shtoi: “Për ekipin Moneyz Music”.
Ajo është pjesë e labelit të lartpërmendur që një kohë të gjatë së bashku me një sërë yjesh të tjerë përfshirë edhe të dashurin e saj, DJ Geek.
Dafina gjithashtu ka bërë hite të mëdha e bashkëpunime të ndryshme në vulën e Moneyz.
33-vjeçarja tani ka nisur përgatitjet e verës që do të lansohen ditëve në vijim. /Telegrafi/