Hajna të maskuar kanë arritur të kryejnë vjedhje në një argjendari në mes të ditës – ku përdorën veturën Mini Cooper për t’u futur në lokal nga ku morën stoli të shtrenjta.
Pamjet amatore të postuara në rrjetet sociale, shfaqin veturën e kuqe dhe targat që nuk ishin vendosur në pjesën e përparme – që lëvizte nga pas duke goditur dyert e lokalit në Surrey të Britani së Madhe.
Ata i godasin disa herë dyert me veturë dhe në mes të ditës futen brenda dhe kryejnë vjedhje, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.
Pasi kryejnë vjedhjen, largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtën veturë që kryen vjedhjen.
Ajo më vonë është gjetur e përplasur në një zonë malore jo edhe aq larg argjendarisë. Por policisë britanike nuk iu desh shumë kohë që të arrestojnë njërin nga të dyshuarit.
Ai është dërguar në spital për tretman, pasi kishte pësuar lëndime në kraharor derisa po tentonte t’i ikte policisë. /Telegrafi/