Site icon Telegrafi

Në mënyrë të kundërligjshme tentoi t’i pajisë me viza 58 persona, arrestohet i dyshuari në Viti

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti ka tentuar në mënyrë të paligjshme t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane.

Policia njofton se gjatë kontrollit, te i dyshuari ka sekuestruar disa prova materiale, transmeton Telegrafi.

“Viti 29.07.2024 – 13:05. Pas hetimeve të zhvilluara, më 10.10.2024, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane. Gjatë kontrollit nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB, dokumente dhe kopje të ndryshme të pasaportave si dhe dëshmi të transaksioneve bankare”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version