Telegrafi

Në mbledhjen e ardhshme NATO do ta shqyrtojë raportin me Ushtrinë e Kosovës

Pasi vendimit të institucioneve të Kosovës që të transformojnë FSK-në në Ushtri, ka reaguar KFOR-i.

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka thënë të premten se vendet anëtare të NATO-s, së shpejti do ta shqyrtojnë mënyrën e re të angazhimit të Aleancës në raport me FSK-në.

Këtë Garasso e ka thënë, pasi Kosova themeloi Ushtrinë.

Ai tha që Kosova ka nevojë për ushtri të plotë dhe se duhet kohë për ta bërë një gjë të tillë.

“Do të duhet kohë për një ushtri të plotë. Në çdo rast, KFOR qëndron këtu, ai është përgjegjës për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve në Kosovë, tha Grazo për rts, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Grasso ka përsëritur atë që ka thënë sekretari general i Aleancës, Jens Stoltenberg se “të gjitha vendet anëtare do të takohen dhe do të marrim vendim për angazhimin e ri të NATO-s në Kosovë dhe raportin ndaj FSK-së”.

Ndërkaq, Ambasada e Francës së Kosovë, nëpërmjet një njoftimi për media ka thënë se Franca njeh miratimin e ligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat parashikojnë tranzicionin e saj gjatë një dekade.

Përkrahje të pa rezervë FSK-së në ushtri i ka dhënë SHBA-ja, derisa pro është shprehur edhe Gjermania.