Ajo ka qenë njëra nga artistet më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar.
Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila edhe këtë vit ka qenë e pranishme tejet shumë me mbrëmje e koncerte.
Derisa jemi në përfundim të sezonit veror, bukuroshja ka bërë një reagim në rrjetin social, Threads.
Ajo ka falënderuar të gjithë duke shpresuar që tani po kalojnë pushime të këndshme.
“Koncertet e verës thuajse kanë mbaruar. E lumtur dhe e mërzitur”, nis postimi.
E njëjta tutje tha: “Jam kënaq, jam duke u kënaqur shpresoj që keni kaluar, e jeni duke kaluar një pushim të këndshëm. Ju dua”.
Dafina ka mbajtur koncerte pothuajse në çdo vend në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. /Telegrafi/