Telegrafi

Në marshin kundër armëve, Bebe Rexha takon Steven Spielbergun

(Foto: Getty Images)

Bebe Rexha ka qenë ndër të famshmit e shumtë që i janë bashkuar protestës “Marshi për jetët tona” që është organizuar kundër përdorimit të armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmet me armë dhe vrasjet nëpër shkolla në SHBA kanë nxitur reagime të shumta, me ç’rast është kërkuar nga autoritetet kontroll më i madh në lidhje me posedimin e armëve.

Si shumë yje të tjera, edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore i është bashkuar këtij marshi.

Ndërsa në rrugë, ajo e ka takuar edhe filmbërësin e njohur Steven Spielberg, me të cilin e ka bërë edhe një fotografi të përbashkët që e ka publikuar në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Bebe Rexhën

“Me z. Spielbergun në Marshin për jetët tona”, është përshkrimi i thjeshtë i këtij imazhi të postuar në Instagram.

Ndërsa në një postim të mëhershëm, Rexha u ka treguar fansave se çfarë bën para një performance në skenë.

“Njerëzit gjithmonë më pyesin se çfarë bëj para se të dal në skenë. Ja se çfarë bëj”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e një videoje të publikuar në Instagram. /Telegrafi/