Telegrafi

Në Maqedoni u përkujtuan hebrenjtë e deportuar dhe të zhdukur në Treblink

Me rastin e 74 vjetorit të Holokaustit, edhe në Maqedoni u mbajt komemoracion për hebrejtë e vendit. Me këtë rast, lule të freskëta u vendosën në përmendoren e deportimit të hebrejve, si edhe para përmendores së luftëtarëve të LNÇ-së në varrezat e qytetit në Butel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja e Bashkësisë Hebreje në Maqedoni, Berta Romano Nikoliq, tha se vazhdimësia e mbijetesës hebreje në hapësirat e Maqedonisë është e gjatë me shekuj. Familjet hebreje që jetojnë në Shkup e ndajnë të tanishmen, krizat, fatkeqësitë e ndryshme, bashkë me të tjerët.

Përndryshe, nga Maqedonia janë deportuar 7144 hebrej për në Treblink./Telegrafi/