Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra ka marrë vendim për të ndaluar peshkimin në periudhën kur peshqit hedhin vezët e tyre, për shumim.
Ndalesa vlen për rajonet e peshkimit dhe zonat e rekreacionit, ndërsa periudha e ndalesës është e ndryshme për llojet e ndryshme të peshqve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Propozimi për ndalimin e peshkimit në këtë periudhë është dhënë nga vetë koncesionerët. Kjo do të kontribuojë në hedhjen e vezëve dhe në shtimin e peshqve. /Telegrafi/