Deri tani gjithësejt 11.020 qytetarë kanë vënë nënshkrimin e tyre për të themeluar policinë shtetërore për kafshët, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ky peticion është hapur më 24 gusht të vitit 2010 dhe deri tani janë regjistruar vetëm 11.020 qytetarë, që i bie se 1836 persona për çdo vit kanë nënshkruar këtë nismë.
Deri tani themeluesit e këtij peticioni online kanë përgatitur edhe ligj të posaçëm që së shpejti duhet të propozohet në Kuvendin e Maqedonisë.
Në përshkrimin e iniciativës thuhet se e kanë propozuar këtë ide pasi duan të shpëtojnë kafshët të cilat maltretohen dhe nuk kanë jetë të sigurtë në Maqedoni./Telegrafi/
Peticionin mund ta nënshkruani edhe ju KËTU