Site icon Telegrafi

Në Maqedoni nuk ka persona që kanë aplikuar për statusin e refugjatit nga Ukraina

Deri më tani nuk ka persona që kanë aplikuar për statusin e refugjatit në Maqedoninë e Veriut për shkak të luftës në Ukrainë, tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski në konferencën e sotme për media.

Siç shtoi ai, edhe pse RMV-ja nuk është në rrugën e refugjatëve nga Ukraina, shteti ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për pranimin e organizuar të një vale të mundshme refugjatësh.

“Maqedonia e Veriut nuk është në rrugën e refugjatëve nga lufta në Ukrainë, siç e pamë në vitet e kaluara, në lidhje me krizën e refugjatëve nga lufta në Siri. Pavarësisht kësaj, Qeveria është duke ndërmarrë hapa konkretë. “Për marrjen e masave për pranimin e organizuar të refugjatëve të mundshëm dhe akomodimin e tyre ishin të ngarkuara ministritë e punës dhe politikës sociale, të shëndetësisë, të financave, të jashtme dhe të brendshme”, tha Arsovski.

Ndryshe, sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare, më shumë se 2 milionë shtetas të Ukrainës e kanë lëshuar vendin për shkak të luftës.

Exit mobile version