Në deponinë ku shërbimi i karrotrecit i zbarkon automjetet ndodhet një veturë, e cila pret pronarin e saj, tash e pesë vite me radhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç mund të kuptohet, pronari ka hequr dorë nga kjo veturë, ndërkaq shërbimi i karrotrecit nuk e ka të lejuar që këtë veturë ta dërgojë për skrap.
Sipas përgjegjësve, këto vetura sjellen në depo pasi që pronarët e tyre heqin dorë, ende pa u marrë nga karrotreci, për shkak të defekteve që u ndodhin./Telegrafi/