Telegrafi

Në Maqedoni mbahen zgjedhje, sot votojnë 325 qytetarët e parë

Ka filluar procesi zgjedhor i zgjedhjeve të nënta parlamentare, kësaj radhe të parakohshme. Zgjedhjet mbahen në Komisioni Shtetëror Zgjedhor, për anëtarët e komisioneve zgjedhore që do t’i organizojnë zgjedhjet në përfaqësitë diplomatike-konzullare të Maqedonisë.

Votimi ka filluar në ora 7 të mëngjesit dhe do të mbarojë në ora 19. Gjithsej do të votojnë 325 votues.

Përndryshe, në listën zgjedhore ka 1.784.416 votues. Nga ky numër, 1.531.368 votues janë të vendosur në listën e qytetarëve që janë në Maqedoni, kurse 230.122 të tjerë janë vendosur në një listë të veçantë, sepse punojnë dhe jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Nga ky numër, vetëm 20.573 janë paraqitur për votim.

Në Diasporë votohet një ditë para zgjedhjeve në vend, pra më 10 dhjetor, nga ora 7 deri në ora 19./Telegrafi/