Përveç zgjedhjeve presidenciale, në Maqedoni sot mbahen edhe zgjedhje lokale për komunat Ohër, Dibër dhe Novo Sellë.
Ohri dhe Dibra mbetën pa kryetar për shkak vdekjes së kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 2017. Ndërsa ish-kryetari i Novo Sellës u arrestua për trafikim të paligjshëm të cigareve në kufinjtë e Maqedonisë.
Në komunën e Ohrit ka 52303 votues të cilët zgjedhin një kryetar në mes këtyre kandidatëve:
3. Stevçe Stevkovski nga – Demokratët
4. Nihail Trendafilov-Nançe – Unioni Demokratik Qytetar
5. Mire Milloshoski – OBRM-PDUKM
6. Xhemal Mena – Lëvizja Besa
7. Konstatin Georgievski – LSDM
BDI (1) dhe Aleanca për Shqiptarët (2) nuk garojnë në komunën e Ohrit.
Në komunën e Dibrës ka 18625 të cilët zgjedhin një kryetar në mes këtyre kandidatëve:
1. Hekuran Duka – BDI
2. Arben Agolli – ASH dhe i mbështetur nga Lëvizja Besa.
LSDM, OBRM-PDUKM dhe parti tjera nuk marrin pjesë në garën për komunën e Dibrës.
Në Novo Sellë 11365 votues do të zgjedhin kryetarin e tyre në mesin e këtyre kandidatëve:
5. Nikollço Stoilkov – OBRM-PDUKM
7. Nikolla Andonov – LSDM
Këto zgjedhje në këto komuna janë vendimtare dhe nuk ka rreth të dytë. Zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të mbahen në vitin 2021. /Telegrafi/