Site icon Telegrafi

Në Maqedoni kremtohen dy Ilindenët historik

Republika e Maqedonisë sot po i shënon dy Ilindenët – 113 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 71 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim në shënimin në Qendrën memoriale në Pelincë, ndërsa kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski në Shkup, para përmendores së Metodija Andonov-Çento, kryetar i Prezidiumit të KAÇKM-së.

Kryeministri Emil Dimitriev do ta kryesojë delegacionin në kremtimin qendror në Meçkin Kamen në Krushevë.

Në Krushevë për Ilinden tradicionalisht mbërritën edhe kalorësit nga marshi i Ilindenit, ndërsa qyteti prej do të jetë nikoqir i Takimeve shkencoro-kulturore “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”.

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kanë kumtuar kambanat në Krushevë, në mesnatë përballë Ilindenit më 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, pas dy ditësh, Nikolla Karevi e shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetari i saj…Republika e lirë zgjati dhjetë ditë.

Nën komandën e Bahtiar Pashës, 18 mijë ushtarë osmanlinj nisen në aksion për kthimin e pushtetit në Krushevë. Të shtënat e fundit në Meçkin Kamen dhe vdekja e Pitu Gulit e shënojnë edhe fundin e Republikës së Krushevës.

Dyzet e një vit pas Kryengritjes së Ilindenit, në Manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të FD Jugosllavisë. Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në krye me Metodija Andonov Çento.

Asambleja miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore – Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklarata për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike./Telegrafi/

Lexo po ashtu Fishkëllehet Zaev në Krushevë (Video)
Lexo po ashtu Veljanovski: Maqedonisë i duhet bashkim
Lexo po ashtu Ivanov e përsërit se Maqedonia ka rrezik nga sulmet terroriste
Lexo po ashtu Dimitriev: Prioritet duhet t’i kemi interesat e qytetarëve
Lexo po ashtu Zaev: Shtetin do ta ndërtojmë përsëri, sipas idealeve të Ilindenit (Video)
Exit mobile version