Sipas të dhënave të “Organizatës për ushqim dhe bujqësi në Kombet e Bashkuara” në vendin tonë, 30 përqind e ushqimit përfundon në mbeturina. Dhe kjo është me të vërtet e dëmshme.
Këtë sot e tha kryeministri Zoran Zaev në “Konferencën donator për 50 kompanitë më të mëdha për ushqim”, e organizuar nga “Siti Siti”, në kuadër të së cilës informohet se Qeveria është e kyçur në dhënien e mundësisë bazë dhe ndihmës së ndërtimit të sistemit që do të mundëson rritjen e qasjes së qytetarëve deri tek ushqimi më cilësor.
“Duke respektuar këto prioritete dhe duke sjell standardet evropiane për mbrojtje sociale, kjo Qeveri, do të marrë masa të drejtpërdrejta për zvogëlimin e varfërisë. Dhe atë, pa rezervë mbështet programin për mbështetje të kategorive të rrezikuara, nëpërmes donacioneve nga ana e operatorëve të biznesit”, theksoi Zaev.
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska tha se në Maqedoni ka 12 tonë ushqime të hedhura dhe se me atë do të ushqeheshin 26 mijë qytetarë tanë.