Mendohet se në Maqedoni janë gjetur themelet e një qyteti, që daton në shekullin e tretë para erës së re. Këto themele gjenden nën manastirin e Treskovecit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Konsiderohet se bëhet fjalë për një qytet të periudhës helene dhe romake. Sipas gjetjve arkeologjike, bëhet fjalë për mure të një qyteti, që ka elemente të arkitekturës romake. Më tepër rreth këtij qyteti, për Tv Kanal 5, flet arkeologu Branko Risteski, të cilin mund ta ndiqni në videon më poshtë./Telegrafi/