Telegrafi

Në Maqedoni 248.934 njerëz janë papunë

Në Maqedoni, fuqia e punës arrijnë 954.923, prej të cilave 705.990 (73.9%) janë të punësuar dhe 248.934 (26.1%) janë të papunë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shumica ose 65.3% janë të moshës mes 25 dhe 49 vjet, ndërsa pjesa më e madhe janë të punësuar prej moshës 65 dhe mbi. Sipas gjinisë, ekzistojnë dallime të mëdha në mes të burrave dhe grave të moshës 25 deri në 49 vjet, veçanërisht dallimi në mes burrave që punojnë dhe grave është 11.9 përqindje, ndërsa më e ulta në mesin e njerëzve të punësuar burrave dhe grave janë të moshës 65 dhe mbi.

Vjen në përfundimin se shumica e popullsisë joaktive, është 29.1% dhe janë të moshës 65 dhe mbi.

Për shkak të mungesës së punës, shumica e të rinjve janë duke u shpërngulu jashtë shtetit. Ky fenomen është alarmant në vitet e fundit.

Qytetarët udhëtojnë për në Gjermani, SHBA, Itali, Zvicër. Analizat e Bankës Botërore tregojnë se që nga pavarësia e saj deri në vitin 2010, nga Maqedonia janë shpërngulur rreth 500.000 njerëz. /Telegrafi/