Telegrafi

Në Malishevë po vazhdon kërkimi për dy vjeçarin e humbur

Djaloshi dy vjeçar, Tian Krasniqi nga fshati Tërpezë i Komunës së Malishevës, ka humbur që nga pasditja e ditës së djeshme (e premte).

Përmes një njoftimi për media nga komuna e Malishevës kanë thënë se ende nuk është gjetur fëmija dy vjeçar dhe se po vazhdon kërkimi edhe sot.

Lexo po ashtu Zhduket djaloshi dyvjeçar nga Tërpeza e Malishevës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Sipas njoftimit, për gjetjen e tij janë angazhuar njësitet e policisë, FSK-së dhe kërkimit të njëjësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe ekipet emergjente komunale.

“Ka filluar kërkim shpëtimi për një fëmijë dy vjeçar i çili ka humbur në pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Terpezë të Komunës së Malishevës. Në kërkim janë të angazhuara njësitë e polisicë, FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/