Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës familjare në Malishevë.
Siç ka njoftuar PK në raportin 24-orësh, një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00. /Telegrafi/