Telegrafi

Në Malin e Zi, çdo e dyta komunë ka më shumë vdekje se lindje

Nga gjithsej 23 komuna sa ka në Mal të Zi, në 11 komuna më shumë njerëz vdesin sesa lindin. Me rritje negative të popullsisë kryesojnë komunat në veri të vendit, ndërsa situata më alarmante paraqitet në Plavë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sociologët vlerësojnë se shkaqet e rënies demografike janë papunësia, marrëdhëniet e këqija shoqërore-ekonomike, si dhe shuarja e institucioneve arsimore.

Nga viti në vit veriu i Malit të Zi po zbrazet. Njerëzit lëvizin drejt Podgoricës në jug të vendit, ndërsa nuk është i vogël numri i atyre që shkojnë në vendet e treta.

Në pesë muajt e parë në Plavë kanë lindur 79 foshnja, ndërsa në periudhën e njëjtë kanë vdekur 190 persona, që paraqet minus 111 lindshmëri.

Pas kësaj komune, trendi më i madh negativ është regjistruar në Nikshiq – minus 70, Herceg Novi – 34, Cetinje – 28, Kolashin -25, Zhablak – 19, Pluzhina – 18, Mojkovci – 16, Danillovgrad – 15, Shavniku -14, Bijelo Pole – 12.