Site icon Telegrafi

Në malet e Koshares, policia me dron zbulon dhe asgjëson 250 bimë kanabis sativa

Policia e Kosovës gjatë operacioneve me dron ka identifikuar dhe asgjësuar një plantacion të mbjellur me kanabis sativa.

Policia ka identifikuar në plantacion rreth 250 bimë të mbjellura, që dyshohen se janë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, gjatësia e të cilave shkon nga 1 deri në 3 metra.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 16.10.2019,  Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Perëndim (DRPK) ka implementuar  planin operativ “Kontroll nga ajri”, ku është vëzhguar dhe kontrolluar me dron një sipërfaqe e maleve të Koshares (rreth 5 km) në lartësi 500 metra dhe gjatë këtij operacioni ka rezultuar me identifikimin apo gjetjen e një plantacioni me rreth 250 bimë të mbjellura që dyshohen si bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, gjatësia e të cilave shkon nga 1 deri në 3 metra. 

Pas identifikimit të lokacionit  janë njoftuar njësitë përkatëse policore të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, dhe me autorizimin e tij bimët narkotike janë grumbulluar dhe në prezencë të njësive të antidrogës janë asgjësuar (djegur), përderisa nga njësia e Krim Teknikës së Policisë sipas procedurave janë marr mostrat.

Pas shkatërrimit të bimëve të dyshuara narkotike, është kompletuar rasti, i cili i dorëzohet drejtorisë së antidrogës në Gjakovë bashkë me provat materiale për procedurë të mëtejme ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version