Site icon Telegrafi

Në Mal të Zi nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit

Bashkësia Islame në Mal të Zi ka vendosur që namazin e Kurban Bajramit të mos e falin në objektet fetare për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend.

Nga Bashkësia Islame thanë se ky vendim është marrë si pasojë e masës së Organit nacional koordinator për sëmundje ngjitëse, sipas të cilit ndalohet grumbullimi i më shumë se 20 personave në hapësirë të mbyllur dhe 40 në të hapur.

“Vendimi është pasojë e konsultimeve më të gjera brenda Bashkësisë Islame dhe pajtueshmërisë së përgjithshme se masa e kufizimit deri në 20 besimtarë në këtë situatë është në të vërtetë e pazbatueshme dhe ndarja e besimtarëve është e papranueshme në aspekt etik”, theksojnë nga Bashkësia Islame, transmeton Anadolu Agency.

Nga ky institucion fetar thonë se në pajtim me sakrificën simbolike që është imanente për Kurban-Bajramin, Bashkësia Islame e konsideroi të përshtatshme që heqja dorë nga namazi i Bajramit të ishte pjesë e sakrificës së besimtarëve për shëndetin e përgjithshëm të të gjithë njerëzve.

Exit mobile version