Site icon Telegrafi

Në Mal të Zi mblidhen rreth 30 mijë nënshkrime për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Këshilli Kombëtar serb në Mal të Zi, ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve, në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të njohjes së Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Mal të Zi, Momqillo Vukashinoviq, ka deklaruar se deri më tani janë mbledhur rreth 30 mijë nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi  për njohjen e Kosovës shtet të pavarur, shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

“Shpresojmë që shumë shpejt do të arrijmë qëllimin që ia kemi caktuar vetes”, ka deklaruar Vukashinoviq në Podgoricë, pas mbledhjes me iniciativën e Këshillit Kombëtar serb, raportojnë mediat serbe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version