Telegrafi

Në Mal të Zi konfirmohen 9 raste të reja me COVID-19, numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në 233

Në Mal të Zi deri më tani janë konfirmuar 233 persona të prekur me COVID, ku prej tyre 113 janë vetëm në Podgoricë.

Nga orët e para të dielës e deri më sot në mëngjes, janë kryer 85 analiza ku 9 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësor të këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Të gjithë të prekurit janë nga Podgorica, thonë në Institutin për Shëndetin Publik në Mal të Zi.

Sipas ekspertëve, numri i të prekurve me COVID-19 në këtë vend pritet të rritet gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/