Në Mal të Zi, tre persona kanë gjetur vdekjen në 24 orët e fundit si rezultat i coronavirusit.
Ndërkohë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 95 raste të reja të infeksionit u konfirmuan nga 614 mostra laboratorike, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
Siç thuhet më tej, numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 1,861.
Ndërkohë, sa i përket Ulqinit, siç shihet në një grafikë të publikuar nga mediat lokale, numri aktiv i të prekurve është 18. /Telegrafi/