Telegrafi

Në magjistralen Prishtinë-Pejë, kamioneta del nga rruga dhe rrokulliset (Video)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.

Sipas video-incizimit të dërguar në adresë të Kallxo nga një qytetar, shihet se si një kamionetë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Zyrtari për Informim i Policisë së Kosovës nga rajoni i Pejës, Driton Rugova, për Telegrafin thotë se ende nuk ka informata lidhur me këtë aksident.

“Për momentin jemi duke i mbledhur informatat, nuk ka diçka konkrete dhe shumë shpejtë do të dalim me njoftim”, ka thënë për Telegrafin, Rugova.

Aksidenti ka ndodhur afër Klinës. /Telegrafi/