Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi që numri i rasteve me coronavirus po rritet me shpejtësi tejet të madhe.
“Jam i brengosur për rritjen e numrit të rasteve të reja dhe pranimit të numrit të madh të pacientëve nëpër spitalet e qytetit. Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Londër mund të punohet më mirë bashkë. I bëjë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të marrin dozën përforcuese”, tha Khan në Twitter, transmeton Telegrafi.
Në Londër janë regjistruar 26.418 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, që është numri më i madh ditor nga fillimi i pandemisë, është bërë e ditur nga zyra e kryetarit të komunës.
Në shtatë ditët e fundit, Londra ka raportuar 65.525 raste dhe ka regjistruar një rritje prej 29 për qind të pacientëve të hospitalizuar.
Khan ka urdhëruar që zyrtarët të punojnë shpejtë për të mësuar më shumë për variantin e ri të coronavirusit i njohur si Omicron.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka bërë të ditur se Omicron është prezent në 89 shtete, dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë dominant. /Telegrafi/
I’m hugely concerned about the surge of COVID-19 cases and rising hospital admissions across the capital. By declaring a Major Incident today, key agencies across London can better work together. I implore every eligible Londoner to get vaccinated and boosted as soon as possible. pic.twitter.com/jUOV6REtIP
— Mayor of London, Sadiq Khan (@MayorofLondon) December 18, 2021