Sipas 24Vest, nuk ka datë të saktë kur qytetarët të cilët u dëmtuan nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin e Shkupit do ti pranojnë paratë e dhuruara në Kryqin e kuq, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Prej atje thonë se shpërndarja e mjeteve të paguara në llogarinë e fondit për solidaritet dhe paratë e grumbulluara përmes thirrjeve telefonike do të fillojë menjëherë sa ta pranojnë listën nga Qeveria pasi të bëhet vlerësimi i dëmeve.
Për momentin në terren ekipet qeveritare bëjnë kontroll, i cili duhet të përfundojë të mërkurën kur edhe pritet të fillojë vlerësimi i dëmeve dhe do të përpilohet lista, thotë Sait Saiti nga Kryqi i kuq duke siguruar se paratë do të shpërndahen në mënyrë transparente./Telegrafi/