Telegrafi

Në Llaushë të Podujevës vritet një i ri

Foto: Ilustrim

Një person i moshës rreth 27 vjeçare është vrarë sonte në fshatin Llaushë të Podujevës, nga të shtënat me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, komandanti i Stacionit policor në Podujevë, kapiten Bekim  Bislimi, i cili ka theksuar se rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka marrë informacion për një incident në fshatin Llaushë të Podujevës.

Sipas tij, njësitet policore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe është kontaktuar emergjenca dhe është kërkuar prezenca e tyre në vendin e ngjarjes.

“Personit në fjalë i është ofruar ndihma mjekësore, por si rezultat i plagëve të marra ka ndërruar jetë një persona mashkull, me inicialet A.D”, ka thënë Bislimi, për Telegrafin.

Sipas tij, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është vlerësuar si vdekje e dyshimtë.

Ndonëse nuk dihen motivet e vrasjes, Telegrafi merr vesh se i vrari është A. Dudi i moshës 27 vjeçare dhe ka qenë duke jetuar në Austri. /Telegrafi/