Telegrafi

Në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe ndeshjet e përfaqësueseve mund të bëhen nga pesë zëvendësime

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Skuadrat do të mund t’i bëjnë nga pesë zëvendësime në garat e UEFA-s deri në fund të sezonit. Kështu ka konfirmuar presidenti i organizatës, Aleksander Ceferin.

Si pasojë e pandemisë së coronavirusit, skuadrat kanë kalendarë të stërngarkuara të ndeshjeve, prandaj FIFA ka propozuar që të bëhen nga pesë zëvendësime në ndeshje,

Kjo praktikë është pranuar edhe në disa prej ligave kryesore evropiane për sezonin 2020/2021, por jo edhe nga Liga Premier.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka aprovuar që në garat e kësaj organizate, Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, të bëhen nga pesë zëvendësime deri në fund të sezonit aktual – transmeton SportsMail.

La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, kanë vazhduar praktikën e pesë zëvendësimeve edhe në sezonin e ri, derisa kampionati anglez është kthyer me tri zëvendësime.

“Pas përfaqësimeve nga klubet dhe federatave kombëtare, komiteti ekzekutiv e aprovoi përdorimin e pesë zëvendësimeve në ndeshjet e klubeve dhe ndeshjeve kombëtare deri në fund të sezonit”, është shprehur Ceferin. /Telegrafi/