Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj.
Bukuroshja brune ka zgjedhur t’i ngrijë vezoret, për t’i dhënë kohë vetes të mendojë për të krijuar familje, shkruan Mirror.
Rita i është nënshkruar kësaj procedure për herë të dytë, ndërsa e provoi njëherë në moshën 24-vjeçare.
Ajo u shpreh: “Unë e bëra për herë të parë kur isha 24 vjeç. Unë nuk dua të ndiej presionin e ‘O zot, po na mbaron koha”.
Këngëtarja së fundmi ka filluar lidhjen e saj me Romain Gavras, për të cilin thuhet se tashmë është fejuar.
Ndër të tjera, Ora u shpreh se nuk e di nëse në të vërtetë është e dashuruar me dikë.
Sidoqoftë kësaj, artistja është kritikuar mjaft shumë, pasi theu dy herë rregullat e COVID-19. /Telegrafi/