Në kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë diskutimi për amandamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2017. Diskutimi do të zhvillohet në komisionin për financa dhe buxhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithsej janë dorëzuar 442 amandamente për këtë çështje, 250 nga ana e PDSH-së dhe 172 nga ana e LSDM-së.
Sipas propozimit, të ardhurat planifikohen të jenë 187.6 miliard denarë, që është për 7.6% më shumë se viti 2016. Harxhimet planifikohet të jenë 306.22 miliard denarë, ose për 4.5% më shumë se viti 2016. Parashihet që deficiti buxhetor të jetë 3% e BPB-së, respektivisht 18.6 miliard denarë.
Planifikohet që investimet kapitale të jenë 26.95 miliard denarë./Telegrafi/