Site icon Telegrafi

Në Kuvend sot vazhdon debati për interpelancën e Ivanovit

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin lidhur me propozimin e për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit të Maqedonisë, të parashtruar nga deputetët e opozitës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Debati për përgjegjësini e Ivanovit filloi mbrëmë, ndërsa javën e kaluar Komisioni kuvendor e ka vlerësuar bazën e propozimit të deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit, ndërsa i përkrahur nga deputetët e BDI-së.

Sipas numrit të deputetëve të paraqitur pritet debati të zgjasë disa ditë. Për sjelljen e vendimit për fillim të procedurës para Gjykatës Kushtetuese për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit duhet të votojnë së paku 82 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version