Telegrafi

Në kushte karantine, Seven Saraqi u detyrua t’i shkurtojë vetë flokët e tij

Foto: Seven Saraqi/Instagram

Teksa e gjithë bota po përballet me krizën e pandemisë coronavirus, shumë shërbime përveç atyre esenciale, janë jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, gjërat estetike njerëzit janë detyruar t’i bëjnë vetë, secili në kushtete e karantinimit në të cilat ndodhet.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtari i njohur, Seven Saraqi, i cili duket se ka vendosur t’i presë vet flokët e tij në mungesë të shkuarjes te berberi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai publikoi një fotografi në InstaStory, duke treguar modelin e flokëve të prera sipas mënyrës së tij.

Foto: Seven Saraqi/InstaStory

“Duke i prerë flokët mija për herë të parë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë.

Më pas, këngëtari me prejardhje nga Mitrovica ndau edhe një tjetër imazh me ndjekësit, duke shkruar “Si e bëra”.

Foto: Seven Saraqi/InstaStory

Nga pamjet, duket se Seveni ia ka dalë mjaft mirë që të realizojë prerjen e flokëve. /Telegrafi/