Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit, teksa u shfaqën tejet të lumtur para se të niseshin për një udhëtim privat nga Los Angeles.
Teksa ndanë një puthje pasionante pasditen e së shtunës të mbështjellë së bashku, çifti po shikonin me dashuri të madhe në sytë e njëri-tjetrit.
Nëna e dy fëmijëve kishte veshur një pallto prej 720 dollarësh me kopsa ari, xhinse të grisura, çantë lëkure të zezë dhe çizme UGG ngjyrë kafe.
Ajo po mbante një palë vathë argjendi me flokë ngjyrë kafe të çelët paksa të valëzuara.
Ndërkohë, fituesja e ‘Oscar’ kishte veshur një këmishë të zezë komode mbi një bluzë polo blu.
Affleck dhe Lopez u rikthyen bashkë në fillim të këtij viti pas ndarjes së aktores së “Hustlers” nga ish-bejsbollisti, Alex Rodriguez.
Në mes të majit, këngëtarja e “On The Floor” kaloi ca kohë në Los Angeles me Benn, sipas një burimi nga People.
Çifti zyrtarizuan lidhjen në muajin korrik, gjersa ishte një kremte e madhe edhe për shkak të ditëlindjes së 52-të të këngëtares.
Affleck ishte martuar më parë me Jennifer Garner, gjersa martesa e tyre shumëvjeçare përfundoi në 2015. /Telegrafi/