Telegrafi

Në kuadër të një loje, Roza Lati e quan të pamoralshme banoren Erjola Doçi

Ditën e sotme (e enjte) banorët në Big Brother VIP Albania 3 kanë zhvilluar një lojë.

‘Loja e karaktereve’ quhej sfida që solli përplasje të madhe ndërmjet banorëve.

Ata kishin në dorë disa letra, ku duhej t’i vendosin nga një epitet secilit prej konkurrentëve.

Foto: Screenshot/Instagram

Të nofka ‘e pamoralshme’, Roza Lati ia vendosi Erjola Doçit, duke e cilësuar si banore të re dhe se nuk e njeh më shumë.

Lexo po ashtu U arratis nga kazerma, 'Vëllai i Madh' merr një vendim për Vesa Smolicën

“E pamoralshme po e vendos te Erjola meqë nuk e njoh”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Prezantuesja reagoi ashpër menjëherë duke i thënë se ‘është vetë’ dhe se do ta ‘njohë së shpejti’.

Duket se Erjolës i ngeli hatri për epitetin që i vuri Roza dhe se sipas saj është fjalë e rëndë. /Telegrafi/