Sot deri në ora 14:00, 214 qytetarë, nga gjithsej 29.858, kanë aplikuar për regjistrim në Listën zgjedhore, informoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga paraqitjet për regjistrim në listën e 214 qytetarëve, 161 paraqitje janë pranuar, njëra është në përpunim, ndërsa 52 janë në fazën e përpunimit.
Komisioni informoi se në vijim është edhe paraqitja për votim në zgjedhjet e ardhshme për qytetarët nga vendet e huaja. Përfundimisht me ditën e sotme deri në ora 14:00 përmes aplikacionit të KSHZ-së janë parashtruar gjithsej 5.909 paraqitje nga qytetarët për votim në vendet e huaja. Prej tyre, 5.379 paraqitje janë pranuar, 132 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim.
KSHZ-ja përmend se pjesa më e madhe e paraqitjeve të marra janë refuzuar nga shkaku se qytetarët në vend të dokumentit të lëshuar nga organi kompetent në vendet e huaj, si dëshmi në paraqitjen e tyre kanë deponuar dokument të lëshuar nga organi i Republikës së Maqedonisë.
Në sektorët rajonale dhe zyrat e KSHZ-së nëpër vend deri dje në ora 19:00, ekspertizë publike në Listën zgjedhore kanë kryer gjithsej 1.358 qytetarë. /Telegrafi/