Një foto e cila është bërë virale në mediat anë e kënd botës tregon kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila ka bërë një selfie më një refugjat sirian.
Fotoja e cila është hedhur në rrjetet sociale ngre pyetjen nëse personi që është fotografuar Merkel është njëri nga kamikazët apo kjo është thjesht një ngjashmëri?
Kjo foto është shkrepur në shtator të vitit 2015.
Policia belge ka botuar ditën e premte fotografinë e 24-vjeçarit Najim Laachraoui, i cili është zyrtarisht përgjegjës për shpërthimin në aeroportin e Brukselit.
Por, agjencia e lajmeve “Sputnik News” vuri në dukje ngjashmërinë e Laachraoui me refugjatin i cili është fotografuar me kancelaren Merkel edhe pse deri më tani asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
Pas debateve që ka shkaktuar publikimi i kësaj fotoje, 18-vjeçari sirian thotë për “DW” se nuk ka lidhje me terroristin.