Edhe pse ekziston ligji, në Kosovë edhe shumë vite pas pavarësisë po shkelen të drejtat e punëtorëve dhe të dhënat janë shqetësuese.
Arben Kelmendi nga KDI-ja tha se shkeljet e të drejtave të punëtorëve dallojnë shumë si në sektorin privat ashtu edhe publik.
“Raporti ynë tregon se është shqetësuese shkelja e të drejtave të punëtorëve. Ka punëtorë se nuk e dinë ku duhen të adresohen shkeljet e të drejtave të të tyre”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.
Kelmendi bëri me dije se ka disa institucione ku punëtorët mund të adresojnë problemet e tyre.
“Ka punëtorë që punojnë vetëm me dy ditë pushim brenda një muaji”, tha ai. /Telegrafi/