Telegrafi

Në Kosovë për 24 orë u shënuan 81 aksidente, një i vdekur

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 81 aksidente, prej tyre një me fatalitet.

Sipas raportit policor, një aksident ka qenë me fatalitet, 30 me të lënduar dhe 51 aksidente janë raportuar me dëme materiale.

Aksidenti me fatalitet është raportuar në fshatin Sofi, të Komunës së Suharekës, mbrëmjen e kaluar.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 776 tiketa për vozitësit në trafik.