Në vendin tonë, java fillon me mot shumë të nxehtë, por nga dita e martë priten riga shiu, kurse të mërkurën rënie temperaturash dhe riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të javës vijuese.
“Nga dita e martë pos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë. Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme”, njofton IHK, përcjell Telegrafi.
Sipas IHK, temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10-17, ose të përdorim masat mbrojtëse.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/