Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell, me temperatura deri në 12 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.
Mot të tillë do të kemi si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit, transmeton Telegrafi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/