Telegrafi

Në Kosovë duan ta vrasin, në Portugali shfaqet pas 200 viteve një ari i murrmë

Një ari i murrmë (Ursus arctos) i ardhur nga Spanja u fotografua në Portugali, një shtet ku kjo specie ishte zhdukur që prej fundit të shekullit XIX.

Sipas Institutit portugez për Ruajtjen e Natyrës dhe Pyjeve (ICNF), ariu është parë në verilindje të vendit.

“Rishfaqja e kafshës të kësaj specie në Portugali u konfirmua nga ICNF”, bëhet e ditur në faqen zyrtare të ICNF, përcjell Telegrafi.

Ariu i cili u përket me shumë mundësi popullatës së arinjve që jetojnë në perëndim të maleve Cantabrian në veri të Spanjës, është parë në parkun natyror Montesinho dhe në Komunën Bragança në verilindje të Portugalisë, përkatësisht në malet Cantabrian.

Raportet e fundit dëshmojnë për një prani të qëndrueshme të arinjve me ngjyrë kafe në Portugali janë ndërmjet shekullit të XVIII dhe fundit të shekullit të XIX-të.

Lexo po ashtu Ariu në Prizren do të vritet

Ndryshe, në Komunën e Prizrenit e njëjta specie e ariut ka shkaktuar panik tek banorët, ku është marr vendim që të mbytet.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, ka reaguar ndaj lajmit se është vendosur që ariu në këtë qytet të vritet.

Lexo po ashtu Paralajmërohet padi ndaj atyre që do ta vrasin ariun e Prizrenit

Sipas agjencisë, ariu është kafshë në mbrojtje të ligjit të natyrës dhe se do të paditet çdo institucion i cili vret një kafshë të mbrojtur nga ligji. /Telegrafi/