Policia e Kosovës ka arrestuar 33 persona në qytete të ndryshme të Kosovës, pasi nuk kanë respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia, COVID-19.
Sipas Policisë, tre janë arrestuar në Prishtinë, pasi janë takuar në rrugë pa ndonjë arsye duke mos respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Katër persona janë arrestuar në Pejë, dy në fshatin Astrazub dhe një në Lozhicë të Malishevës, dy në Mamushë, 21 në fshatin Gexhë të Rahovecit.
Ndërkohë, procedurë e rregullt ka shkuar ndaj pesë personave në Gjilan, dy në Podujevë, një në fshatin Orllan dhe një tjetër në fshatin Lluzhan të kësaj komune, dy në Lipjan, një në fshatin Llugagji dhe një në fshatin Sllovijë të kësaj komune, gjashtë në Prishtinë, një në fshatin Milloshevë të Obiliqit, tre në Istog, një në fshatin Banjë të Malishevës, tre në Rahovec dhe një në fshatin Xërxë të kësaj komune, si dhe një në Vushtrri. /Telegrafi/